Gjinushi i pakenaqur Do mbrojme votat
Aleanca per te Ardhmen terheq me vete simptoma te se shkuares. Publikimi i listes se kandidateve ne oret e vona te nates se 28 marsit duket se ka zbuluar faktin se pervec Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut asnje prej aleateve te Partise Socialiste nuk ka marre ate qe ka negociuar duke e prezantuar koalicionin opozitar me te brishte se kundershtari. Megjithate angazhimi per nje kohe te gjate ne ceshtje te perbashketa ka frenuar te pakten retoriken kunder duke e lene Aleancen per te Ardhmen formalisht nje koalicion solid. Ajo qe ngjan te jete imponuar nga sjellja e selise roze eshte kalimi ne aritmetiken elektorale partiake e cila eshte percjelle verbalisht me qarte nga socialdemokrati Skender Gjinushi. Kemi bashkepunim politik por secili ne sinoret e veta. Ne do te luftojme per te marre dhe mbrojtur voten socialdemokrate qe ti japim force edhe se majtes tha per Shqip Skender Gjinushi. Ky eshte reagimi i pare politik pas gjendjes se faktit te kryer me te cilet PS veproi kesaj radhe ndaj aleateve te vet. Per me teper ne nje prononcim televiziv po dje Gjinushi ka sqaruar me tej qendrimin e forces se tij politike nga momenti i tanishem e deri ne zgjedhje. Zgjedhjet e tanishme kane nje permbajtje politike dhe PSD ato i sheh si nje moment per te kaluar drejt zgjedhjeve te parakohshme. Ne zgjedhjet lokale ka nje specifike qe partite e medha terheqin nga vetja dhe ne kemi respektuar orekset e PS edhe kesaj radhe tha Skender Gjinushi. Prej ketej mund te kuptohet edhe zgjatja e pafund per formalizimin e nje marreveshjeje konkrete mes PS dhe partnereve te saj te cilet me sa duket do te mbeten te zhgenjyer edhe kesaj radhe. Me paradoksale behet kjo situate e krijuar per arsye se ne ndryshim nga raundet e meparshme elektorale kesaj radhe PS vendosi te zgjeroje deri ne ekstrem aleancen e vet duke perfshire edhe parti me te cilat nuk ka pasur asnjehere bashkepunim. Nisur nga pervojat e deritanishme eshte fakt se ne raport me aleatet selia roze vijon te manifestoje probleme konstante duke e vene ne diskutim maksimalizimin e rezultatit te saj. E njejta gje u verifikua ne vitin 2007 kur mosvleresimi si duhet i zonave rurale solli humbjen e zonave tradicionalisht te majta edhe pse aleatet e PS ne pergjithesi u shperblyen mire po keshtu ne vitin 2009 kur sipas akuzave te bera menjehere pas zgjedhjeve selia roze me sistemin elektoral te zgjedhur dhe me sjelljen pergjate procesit tentoi asgjesimin nga skena te partive te vogla e me sa duket identike do te paraqitet situata ne 8 maj ku perballe opozites qendron nje kundershtar qe se paku e ka kolauduar mire koalicionin e vet te ndertuar me mbi 20 parti politike. Ketu ende nuk eshte bere e qarte llogaria politike e PS-se per efektin e largimit te Levizjes Socialiste per Integrim drejt kampit tjeter.