Incidenti i pare tete kandidate te opozites jashte gares
Dy bashki dhe gjashte komuna ne rrethin e Fierit rrezikojne te mos kene kandidate te opozites ne zgjedhjet e 8 majit pasi ata nuk figurojne te regjistruar prane Komisionit Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve KZAZ. Behet fjale per Bashkite Patos dhe Roskovec si dhe Komunat Zharrez Kuman Kurjan Strum Portez dhe Ruzhdie.
KZAZ-ja e mbyllurPerfaqesuesit e Partise Socialiste jane paraqitur prane KZAZ-se numer 19 ne qytetin e Patosit mbremjen e se henes kur ishte edhe afati i fundit per dorezimin e dokumentacionit. Por sipas kryetarit te Partise Socialiste te rrethit Xhevit Bushi qendra ku ndodhet KZAZ-ja numer 19 ishte mbyllur pasi anetaret e ketij komisioni ishin larguar. E kemi gjetur te mbyllur Komisionin Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve nr.19 ne qytetin e Patosit. Kemi shkuar brenda afatit te percaktuar por asnje nga anetaret dhe kryetari i saj nuk ndodheshin atje. Ne shkuam diku nga ora 2250 dhe per me teper se tri ore pritem - thote kreu i PS-se per rrethin e Fierit Xhevit Bushi. Kreu i PS-se se Fierit mendon se ky incident ka prapavije politike dhe se nga anetaret e KZAZ-se eshte shkelur ligji duke krijuar nje precedent qe mund te kete pasoja ne procesin zgjedhor. Nuk ka shpjegim tjeter. Afati ishte mesnata e dates 28 mars. Ne shkuam me shume se nje ore para skadimit te afatit por asnje sinjal nuk kishte. U munduam te kontaktonim ne telefon por me kot. Jemi ne pritje. Shpresoj te mos jete politike - ka thene Bushi per gazeten. Se bashku me kreun e PS-se se Fierit prane KZAZ-se nr. 19 ne Patos shkuan ne mesnate edhe nje numer kandidatesh per krere te njesive te qeverisjes vendore te sipercituara si dhe kandidatet per keshillat e komunave dhe bashkive. Ata kane protestuar dhe kane kercenuar se nese nuk regjistrohen atehere Partia Socialiste mund te bojkotoje zgjedhjet.
ReagimiViktor Mesutaj kryetari i KZAZ-se nr.19 i kontaktuar me telefon nga gazetaret hodhi poshte akuzat e socialisteve duke thene se zyrat kane qene te hapura deri mesnaten e se henes duke zbatuar afatet e percaktuara nga KQZ-ja per regjistrimin e kandidateve. Nderkohe megjithese afati ligjor ka skaduar ne oren 2400 te dates 28 mars 40 dite para dites se zgjedhjeve kandidatet socialiste per kryetare te tete njesive vendore shpresojne te arrijne te regjistrohen prane KZAZ-se per te garuar ne zgjedhjet vendore te 8 majit.
PrecedentetKujtojme se KZAZ-ja nr.19 ne Patos u vu ne qender te vemendjes gjate zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009. Anetaret e ketij komisioni u bene pjese edhe e proceseve gjyqesore per parregullsite e verejtura ne Komunen Portez dhe Komunen Ruzhdie gjate zgjedhjeve parlamentare. Gjithashtu kjo KZAZ u perfshi edhe nga bllokimi i procesit te numerimit te votave nga perfaqesuesit e mazhorances aktuale qeverisese.
GjirokastraKrejt ndryshe nga rasti i Patosit eshte zgjidhur ne Gjirokaster problemi i voneses se paraqitjes se kandidateve te opozites per zgjedhjet vendore. KZAZ-ja qe ndodhet ne kete qytet ka vendosur te konsideroje te mberritur ne orar te gjithe ata kandidate qe mbanin radhen per tu regjistruar duke u dhene keshtu mundesi te gjithe te interesuarve ti kryenin procedurat edhe pas perfundimit te afatit te percaktuar ne ligj. Keshtu kandidatet per kryetare komunash e bashkish ne rrethin e Gjirokastres kane dorezuar edhe gjate dites se djeshme dokumentet qe duhen per regjistrimin ne gare.