Gjira: I lutem Zotit për Amserën

Mbijetesa e vogëlushes Amsera Reka, nga tragjedia që preku banorët e Restelicës, kishte frymezuar këngëtaren Gjira dhe Ardin, për t'i kushtuar një këngë vajzës pesëvjeçare.
Një vit nga goditja e ortekut në Restelicë, Gjira nuk ka harruar vogëlushen Amsera, për të cilën madje i lutet Zotit.
"Sot një vit ndodhi kjo fatkeqësi që kurre nuk do ta harrojmë. E perkujtojmë me dhimbje rastin e Amserës. I lutem Zotit për ty!", ka shkruar mbrëmë këngëtarja në rrjetet sociale. Një vit më parë, si pasojë e rënies së një orteku dëbore humbën jetën 10 banorë të fshatit të Dragashit. Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan edhe 25 shtëpi, ndërsa mbijetoi vetëm Amsera Reka, e cila tashmë ndodhet në Itali. /Indeksonline/