E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e ditëlindjes së Florianit

Florian Beqiri,  i cili i emocionoi publikun shqiptar me zërin e tij të veçantë në këngën "Ngjyra e kuqe", ka festuar dje ditëlindjen.

Vogëlushi nga Shkupi, festoi 13 vjetorin e lindjes, në ambient familjar. Atij i ishin servuar dy torta me mbishkrimin "Ngjyra e kuqe", titull ky falë të cilit, ai udhëtoi në vende të ndryshme të botës, ku jetojnë shqiptarët.      I lindur në Shkup, më 11 shkurt 2000, Floriani i vogël ka filluar të merret me muzikë në moshë shumë të re.  Fillimisht u bë i njohur me këngën “Ndahet zemra në dy pjesë” të Ramadan Krasniqit, ndërsa tani ai është nën përkujdesje profesionale të Gaxhës, i cili e ndihmon në shkollimin dhe zhvillimin profesional. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›