Gjirokastër, 1300 persona punësohen në sektorin privat

Rreth 1300 është numri personave të punësuar në qarkun e Gjirokastrës falë ndërmjetësimit të zyrave të punës dhe biznesit, gjatë vitit 2023. Sipas përfaqësuesve në drejtorinë rajonale të punësimit, objektivi ka qenë punësimi i 662 punëkërkuesish, por falë programeve të nxitjes të realizuara gjatë këtij viti kanë sjellë dhe dyfishimin e këtij numri.
Bashkëpunimi me qendrën e formimit profesional ka sjell një kualifikim më të mirë të këtyre punëkërkuesve duke i përshtatur ata me kërkesat e tregut dhe për pasojë rritje të punësimit në këtë qark
Ndërkohë për realizimin e objektiva për vitin 2024 pranë kësaj drejtorie janë duke u planifikuar programe të reja të cilat pritet të fillojnë së shpejti, pasi ka dhe një interes të shtuar nga të regjistruarit pranë këtyre zyrave por edhe nga subjektet tregtare.
Gazetare: Elida Lazi
/rtsh.al/