E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, 60-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën

Policia u njoftua nëpërmjet telefonatës së një prej dëshmitarëve, dhe e mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të mundur arrestimin e shtetasit Aristidh Selo. Ai kishte arritur ta bindte adoleshenten të hipte në makinën e tij, duke shfrytëzuar edhe njohjet familjare, dhe më pas është larguar për në drejtim të vendit të quajtur Grehut, pranë vendgrumbullimit të mbeturinave.

Policia bëri të mundur menjëherë arrestimin e 60-vjeçarit Selo, ndaj të cilit do të ngrihet akuza e ngacmimit seksual ndaj të miturve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›