Korçë/ Arrestohen dy persona, shpërndanin drogë
Operacioni policor i koduar "Mëngjesi" ka çuar në pranga 2 persona në Korçë në akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe shitje të armëve .
Policia tha se arrestoi Vasfi Isufin, 45 vjeç dhe Gjergji Ziu 26 vjeç, i dënuar me parë për veprën penale të "Plagosjes së Rënde".
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin bënin shpërndarje të lëndeve narkotike të llojit heroinë dhe marjuanë në sasira të mëdha dhe te vogla si dhe shitje të armëve .
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, 1 kg e 853.6 gr lëndë narkotike të llojit Marjuanë, 34.4 gr Heroinë, 2 pistioleta, 1 peshore elektronike dhe 2 aparate celulare.