E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër, Gonxhja: Manastiri i Ungjillizimit po i nënshtrohet restaurimit

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Manastiri i Ungjillizimit në fshatin Vanistër të Gjirokastrës po i nënshtrohet restaurimit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili ndau foto nga puna për restaurimin e manastirit.

Restaurimi i këtij manastiri përveç stabilizimit nga degradimi i lartë, synon më tej edhe shfrytëzimin për një turizëm të kujdesshëm kulturor.

Ky projekt financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Fondi i Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, të SHBA dhe Ambasada e SHBA në Shqipëri, përmes CHwB.

Kisha e Ungjillizimit është ndërtuar në vitin 1582. Këtë e vërteton mbishkrimi i gdhendur mbi një tullë të murosur në apsidë jashtë kishës.

Manastiri i Ungjillëzimit është rreth një orë mbi fshatin Vanistër të Dropullit. Në qendër të manastirit është kisha e Ungjillizimit, ndërsa konakët janë në anën jugore.

Manastiri është i rrethuar me mure. Kisha e manastirit i është kushtuar Ungjillizimit të Hyjlindëses dhe kremton më 25 mars.

1 nga 8

/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›