E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha takon kreun e BDI-së: Përkrahje komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut është takuar me kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Gjatë këtij takimi Ahmeti i shprehu Bashës shqetësimin për situatën aktuale në vend si dhe për rreziqet që, sipas tij, po i kanosen të drejtave të shqiptarëve për punësim apo për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.

Basha e siguroi Ahmetin për përkrahjen për avancimin e të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, si dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›