E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjirokastër, Kalaja e Argjirosë do të vishet “kuq e zi”

Kala e Argjirosë do të vishet “ kuq e zi” gjatë nëntorit të festave. Një sërë aktivitetesh janë planifikuar për t’u realizuar në monumentin më të rëndësishëm të qytetit të gurtë, i cili në këto 10 muaj ka mirëpritur 215 mijë  vizitore.

Si për nga arkitektuara por dhe historia që e vesh,  Kalaja e Argjirosë vazhdon të tërheqë kërshërinë e turistëve të shumtë.  Vetëm gjatë muajit tetor  atë e vizituan  18 683 turistë vendas dhe të huaj, një rritje e konsiderueshme me 4600 vizitorë krahasuar me një vit më parë. 

Kreu i drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore Ardis Duka, thotë se Kalaja e Argjirosë është kthyer tashmë në atraksionin më të vizituar në vend.

Për muajin Nëntor priten të zhvillohen aktivitete në kuadër të festave të pavarësisë dhe çlirimit duke synuar tërheqjen e sa më shumë turistëve vendas dhe të huaj.

Gazetare Heriselda Durmishi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›