E Martë, 3 Nëntor 2026

Kapen 18 kg kokainë në Mal të Zi, arrestohet shoferi shqiptar. Si ishte fshehur droga poshtë sediljeve

Një sasi e madhe droge e llojit kokainë është gjetur nga autoritetet malazeze në një automjet i drejtuar nga një shqiptar.

Droga prej 18 kilogramësh ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit dhe të pasagjerit në një vend të krijuar posaçërisht për të.

Drejtoria e Doganave në bashkëpunim me policinë kanë sekuestruar rreth 18 kilogramë kokainë në pikën kufitare Debeli Brijeg. 

Sipas institucioneve malazeze personi i arrestuar është  shtetas shqiptar, raporton media malazeze, “Vijesti”.

“Në hyrje të Malit të Zi është veçuar për këqyrje të detajuar një automjet me targa franceze, i drejtuar nga shtetas i Shqipërisë, pas procedurës së rregullt të kontrollit doganor të automjeteve dhe pasagjerëve.

Në automjet është gjetur një sasi e madhe droge. Droga ishte fshehur nën sediljet e shoferit dhe të pasagjerit në një vend të krijuar posaçërisht për të, gjatë kontrollit të detajuar të pasagjerit të veturës “BM˔, i cili është kryer nga doganierët dhe policia kufitare”, bën të ditur në njoftimin e saj Drejtoria e Doganave të Malit të Zi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›