E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër/ Teatri “Zihni Sako”, Projekti që nuk ngeli 3D

Këto janë pamjet aktuale të “Shtëpisë së Artit” në Gjirokastrër. Jo vetëm pandemia, por dhe temperaturat e ulëta dhe amortizimi total i godinës, kanë bërë, që artistë e spektatorë të jenë në “pozicione të ngrira”. Vetë kryeministri, Edi Rama,kur  vizitoj  godinën, e etiketoi si një“ frigorifer”. Por pas interesimit të qeverisë,  bashkisë  dhe komunitetit të aktorëve, duket se pamja do jetë krejt tjetër.

Një fond prej 43 milion lekësh dhënë nga qeveria italiane, do të risjellë sërish magjinë e artit dhe spektatorin në teatër. Riksonstruksioni i teatrit është lajmi më i mirë për kulturën dhe qytetin e mbrojtur nga “UNESKO”.  

Punimet që kanë filluar në nëntor 2020, synojnë  përmirësimin e kushteve të punës për artistët, ambientet për ta, por dhe një sallë dinjitoze për  publikun, që nuk i ka kursyer emocionet dhe duartrokitjet për shumë vepra arti dhe artistë në këto 5 dekada.  

Sipas njerëzve të artit, më e rëndësishme është puna që do bëhet tek skena, ndriçimi, dhomat e provave, fonia, si   elementë thelbësorë të një teatri të kohës.  

Prej  50 vitesh , në skenën e teatrit të Gjirokastrës, janë luajtur kryevepra të autorëve të huaj e vendas dhe në të kanë interpretuar artistët me famë. Skena ka qenë e hapur dhe për aktivitete të tjera kulturore. Një teatër me parametra bashkëkohorë, është dhe një impuls tjetër për rigjallërimin e jetës kulturore në qytet,  pse jo dhe një hap në zhvillimin e turizmit kulturor.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›