E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kolonjë, QKF do të organizojë një ekspozitë

Së shpejti Qendra Kulturore e Fëmijëve në Bashkinë Kolonjë do të organizojë një ekspozitë me piktura duke përfshirë në këtë aktivitet fëmijë nga i gjithë qarku. Sipas Rinalt Kasko, Drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve tema e ekspozitët do të jetë “Pandemia në sytë e fëmijëve”. Pikturat e fëmijëve fillimisht do të ekspozohen në qytetin e Ersekës dhe më pas në qytetet e tjera.

Sipas Kasko numri i aktiviteteve të organizuara nga Qendra Kulturore e Fëmijëve këtë vit do të jenë të reduktuara në numër kjo për shkak të pandemisë disa prej tyre mund të jenë edhe online. Me ekspozitën me piktura fillon dhe kalendari i aktiviteteve organizuar nga kjo qendër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›