E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster arrestohen 3te rinj me 10 kg marijuane

Policia e Gjirokastres ka arritur te bllokoje nje sasi prej 10kg marijuane e cila po transportohej drejt Tiranes. Gjate operacionit jane arrestuar tre te rinj dy prej te cileve nga Kosova Blerim Zeqiri 22 vjec dhe Rinor Lila 20 vjec te dy nga Prishtina kane qene te shoqeruar nga bashkemoshatari tiranas Denis Fata.

Ardhja e tyre ne Gjirokaster kishte si qellim blerjen e sasise se marijuanes dhe me pas shitjen e saj ne kryeqytetin kosovar Prishtine. Dy te rinjte kosovare mbanin canta shpine sportive ndersa personi tjeter mbante nje cante dore. Sapo jane afruar agjentet e Policise te rinjte kane ngelur te befasuar dhe u jane bindur urdhrave per kontrollin fizik te cantave qe kishin.

Mesohet se marijuana e cila do te fluturonte per Kosove ishte e destinuar te shitej ne sasi te vogla ne lokalet e nates dhe shkollat e mesme te Prishtines.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›