E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kashar perurohet nenstacioni elektrik Tirana 2

TIRANE- Nenstacionin Tirana 2 ne Kashar investim me ndihmen e qeverise italiane eshte peruruar sot nga vete kryeministri Berisha dhe ambasadori i Italise Sabah D Elia. Kryeministri vleresoi si shume te cmuar ndihmen e qeverise italiane ne kete investim.

Ky nenstacion me pajisje moderne garanton standardet me te larta te fushes dhe eshte i nje rendesie lokale dhe rajonale.- tha Berisha duke shtuar se keto investime jane baze e nje nxitje te madhe te ekonomise shqiptare. me keto investime shqiperia eshte shnderruar ne vendin me rritje ekonomike

Nenstacioni elektrik i financuar nga qeveria italiane me nje vlere prej 25.6 milione eurosh eshte nenstacioni me i madh dhe me i rendesishem i sistemit te transmetimit te Shqiperise.

Ambasadori i Italise ne Tirane z. Saba DElia tha se pervec projekteve per realizimin e linjes elektrike te tensionit te larte Elbasan-Tirane projekt i perfunduar dhe te Qendres Dispecere dhe Telekontrollit te Rjetit Elektrik projekt ne faze realizimi ndertimi i Nenstacionit 2 ne Tirane perfaqeson nje tjeter veper te rendesishme te infrastruktures e realizuar ne kuader te ketij programi ambizioz

Nenstaconi eshte nje impiant me nje permbajtje te larte teknologjike qe kryen funksionin e ulje/ngritjes se tensionit elektrik ne menyre qe te lejoje sjhperndarjen e elektricitetit ne menyre te vazhdueshme dhe efikase e gjitha ne perfitim te shoqerive dhe te qytetareve tha DElia.

Me keto investime eshte bere e mundur qe Shqiperia nga vendi i gjeneratoreve te behet vendi me nje sistem energjetik qe mbeshtet rritjen me te madhe ekonomike. ndash tha Berisha

Ky sistem beri te mundur qe eksportet shqiptare te trefishohen qe investimet e huaja te rriten me 316 per qind theksoi Kryeministri ndersa shtoi se qeveria eshte e vendosur qe ta mbaje energjine si fushen kryesore te investimeve.

Ai siguroi gjithashtu se qeveria do beje gjithcka per standarde sa me liberale te tregut energjetik qe jo vetem te mbuloje nevojat e vendit por te jete edhe eksportues i rendesishem ne rajon.

NENSTACIONI
Nenstacioni Tirana 2 perbehet nga dy autotransformatore 400/250 kv me fuqi 300 MVA secili dy autotransfomatore 220/110 kv secili me fuqi 120 MVA si dhe me tre linja dalese 400 kv 6 linja dalese 220 kv dhe tre linj dalese 110 kv beri te ditur OST. Ne anen 400 kv te tij lidhen dy linja te rendesishme 400 kv linja e interkonjeksionit 400 Tirane ndash Podogrice dhe linja 400 kv Tirane ndash Elbasan. Gjithashtu ne kete N/stacion eshte e gatshme dalja e linjes se interkonjeksionit 400 kv me Kosoven.
Ne anen 220 kv te ketij N/stacioni jane lidhur dy linjat kryesore 200 kv qe vijne nga HEC Koman dhe qe fusin fluksin e kaskades se Drint direkt ne nyjen kryesore te konsumit s dhe 4 linja te tjera qe e lidhin ate me N/st e Rrashbull Tirana 1 Share dhe Elbasan.
Nga ana 110 kv ai do te lidhet direkt me N/st e Selites dhe te Kasharit qe furnizojne me energji elektrike nje pjese te rendesishme te rajonit te Tiranes.
Sipas OST rendesia e ketij nenstacioni eshte e shumefishte. Nepermjet transformimit 400/220 kv ai siguron lidhjen midis dy niveleve te tensionit 400 kv dhe 220 kv duk bere te mundur futjen e fluksit te fuqise nga rrjeti i interkoneksionit 400 kv ne rrjetin e brendshem 220 kv. Pra ai eshte pjese e domosdoshme e rrjetit qe realizon shkembimin e energjise elektrike me fqinjet vecanerisht importin e energjise elektrike i cili mund te merret ne cdo kohe ne sasine e nevojshme me nje nivel te larte sigurie.
Pozicioni i N/stacionit prane Tiranes qe perrfaqeson nyjen m eete madhe te konsumit dhe lidhja e tij me rrejtin 220 kv dhe 110 kv krijon mundesine e nje shperndarje me te balancuar te flukseve ne rrjetin 220 kv me nje impakt te rendesishem ne reduktimin e humbjeve te energjise elektrike dhe permiresim te cilesise se sherbimit te energjise elektrike ne rajonin e Tiranes.
Punimet per ndertimin jane kryer nga firma Ansaldo TampD dhe nga Impianti Carlo Gavazzi shoqeri italiane lider ne sektorin e transmetimit dhe shperndarjes se energjise elektrike. Inisiativa eshte realizuar me palen shqiptare Operatorin e Sistemit te Transmetimit OST dhe Ministrine e Ekonomise Tregtise dhe Enegjitike
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›