E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, asgjësohen 283 rrënjë bimë narkotike

Operacioni për asgjësimin e bimëve narkotike këtë herë është zhvilluar në Komunën Antigone të rrethit Gjirokastër.

Si rezultat i këtij operacioni në një kodër me shkurre rreth 500 metra mbi “Ish repartin e tankeve në Arshilengo”, janë evidentuar 3 parcela të hapura rishtas për kultivim të bimëve narkotike.

Në këto parcela janë evidentuar gjithsej 283 rrënjë bimë të dyshuara si Kanabis Sativa , të cilat varionin nga 180 centimetra në 220 centimetra të larta.

Bimët janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Në momentin e mbërritjes së policisë në këto parcela të cilat ishin ngjitur me njëra tjetrën nuk është evidentuar asnjë person.

Policia në bashkëpunim  me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me komunën Antigone po punon për të identifikuar autorin e kësaj vepre penale .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›