E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Beogradi të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve të Presheves

Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Riza Halimi në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA, thotë se Qeveria e serbisë po vazhdon avazin e vjetër dukes shtypur dhe diskriminuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ai kërkon që shqiptarët në këtë komun të pakten të kenë të drejta të barabarta me pakicën serbe e cila jeton në shtetin e Kosovës.

“Të drejtat të cilat me Dokumentin e Ahtisarit u sigorohen pakicave, në rradhë të parë serbëve në Kosovë, pretendojmë të njejtat t’i realizojmë edhe ne këtu në Luginë të Preshevës, në kuadër të strukturave shtetërore të Serbisë dhe kjo është një kërkesë dhe një angazhim mjaft real, them legjitim”, deklaroi Halimi

Realizimin e këtyre të drejtave, Halimi e sheh përmes një angazhimi demokratik dhe unifikimit të faktorit shqiptarë në Luginë të Preshevës, por nuk i mohon edhe format tjera ndoshta edhe protestat.

Ai thotë se vendimet e fundit të qeverisë serbe për mospranimin e diplomave të UP-së dhe mbylljen e televizionit të Preshevës janë të planifikuara më herët dhe synojnë të rrisin temperaturën politike në Preshevë.

“Ka gjasa që gjitha këto vendime të jenë në kuadër të planit operativë të Qeverisë serbe që pregatitej para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pra jo rastësishtë pos problemit të televizionit të “Preshevës” doli problemi edhe më i rëndë i mos pranimit të diplomave të UP, edhe pse ato ishin pranuar në vitin 2001 me kusht që te jenë formularë të UNMIK-ut dhe me vulë të UNMIKu-ut”, theksoi Halimi.

Ai për korrespodentin e agjencisë së lajmeve INA tha se i gjithë spektri politikë në Luginë të Preshevës do të kërkojnë përmirsimin e statusit të shqiptarëve në këtë komun.

“Gjitha subjektet politike edhe sektori joqeveritar, gjitha format dhe energjitë që i kanë shqiptarët këtu në Luginë të Preshevës, do të arrijmë një senzibilizim, që normal të kërkojmë zgjidhjen e problemeve në kuadër të qeverisë edhe në kuadër të institucionve ndërkombëtare.Këto ditë do të kërkojmë ndihmë edhe nga Qeveria në Tiranë dhe nga Qeveria në Kosovë”, u shpreh Halimi duke shtuar se mund të ndodhë që aktiviteti i tij si deputet pësoj një ngrirje të përkohshme apo të tërheqje definitive nëse nuk realizohen kërkesat e shqiptarëve. (H. Hasani/INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›