Gjirokaster bllokohen botet me uje ne Lazarat

Policia e Gjirokastrës ka vijuar aksionin për bllokimin e makinave me pleh dhe boteve me ujë që hyjnë në Lazarat.
Aksioni ka nisur rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe deri në orën 10:00 policia ka arritur të bllokojë 5 kamionë me pleh dhe ujë, ndërsa ka shoqëruar në komisariat 58 shtetas që udhëtonin në drejtim të Lazaratit, të cilët dyshohet se janë punëtorë sezonalë për mbledhjen e kanabisit. “Prej orës 06.00 të mëngjesit të sotëm, efektivët e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Gjirokastër kanë nisur aksionin për bllokimin e boteve me ujë e pleh që hyjnë në Lazarat për të kultivuar kanabis. Gjithashtu edhe për të bllokuar punëtorët që hyjnë në Lazarat që nga informacionet tona që disponojmë këta shtetas punojnë për të kultivuar kanabis. Operacioni vijon ende”,- bëri të ditur zyrtarisht Policia e Gjirokastrës. / Top Channel