E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza Itali ne 2012 stop emigranteve s ka pune as per italianet

ROME- Kriza ekonimike ka goditur kaq shume Italine saqe po detyron shtetin te shqyrtoje dhe mundesine e marrjes se masave drastike per moslejimin e shtetasve te huaj emigrante ne Itali.

Te gjesh nje pune ne gadishullin Apenin tashme eshte problem per vete ata burra gra e te rinj italiane.

Ministria e Italiane e Punes po shqyrton mundesine e ndalimit te emigranteve duke i thene stop dekretit te fluksit.

Dekreti i fluksit eshte nje akt normativ i qeverise italiane i cili percakton cdo vit numrin e te huajve qe mund te vijne ne Itali me qellim punesimi. Ky akt arrihet dhe nepermjet marreveshjeve dy paleshe me Shqiperine Egjiptin Marokun dhe Moldavine.

Kriza ekonimike qe ka prekur Italine qe prej 4 vitesh ka goditur kaq shume saqe eshte moment per ti thene stop dekretit te fluskit shkruan ne relacionion e tij drejtori i Pergjithshemi i emigracionit prane Ministrise se Punes te Italise Dok. Natale Forlani.

Te papuneve tane nuk mund ti shtojme te papunet e huaj eshte nje luks qe per momentin nuk mund ta pranojme.- nenvizon Forlani.

Nepermjet dekretit te fluksit vitin e kaluar Italia lejoi hyrjen e 98 mije emigranteve me leje qendrimi dhe punesimi 4500 prej tyre ishin emigrante shqiptare.
Forlani tregon se sot kriza ekonomike ka bere gjithnje e me te veshtire tregun e punes duke detyruar per ti thene stop hyrjeve te reja ne Itali.

Ne Itali tashme jane 280 mije emigrante te papune gjysma e te cileve perfitojne asistence. Para se gjithash duhet ti japim ketyre njerezve mundesi per te gjetur nje pune perndryshe me te mbaruar leja e qendrimit do te kthehen ne emigrante te paligjshem.-thekson Forlani per faqen online Stranieriinitalia.it.

Megjithate qendrimi i Ministrise se Punes eshte teknik dhe i duhet qeverise se re te Mario Montit te marre vendimin per te bere nje tjeter vleresim politik mbi dekretin e fluksit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›