E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, dhunohet pedagogu në auditor, policia nis hetimet

GJIROKASTËR- Një pedagog i ekonomikut në universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, njëherazi kancelar i Gjykatës së Apelit, është dhunuar fizikisht për shkak të detyrës, ndërkohë qe policia lokale ka nisur hetimet.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në ambientet e universitetit, ndërsa pedagogu Arjan Gjini, po u jepte leksione studentëve.

“Pedagogu Gjini është qëlluar nga Namik Babameto, shofer i prefektit të Gjirokastrës, për arsye të dobëta”, bëri të ditur policia.

Pas denoncimit të kryer, tashmë policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe rektorati i Universitetit të Gjirokastrës, duke e cilësuar këtë incident të paprecedent.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›