E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster, dy femra nen rrenojat e pallatit

Nderkohe qe forcat zjarrefikese dhe ato speciale po kerkojne ne rrenojat e pallatit te rrezuar ne lagjen “11 Janari” ne Gjirokaster, policia po mban larg banoret pasi nje pjese e pallatit qe nuk eshte rrezuar, rrezikon te shembet.

Ne nje deklarate per mediat, preferkti i Qarkut te Gjirokastres, Spiro Ksera ka publikuar emrat e dy personave te zhdukur qe jane, Anxhela dhe Valbona Dalani, ndersa mendohet qe nen rrenoja te jene 6 persona.

Drejt vendngjarjes jane nisur dy helikoptere te Emergjencave Civile, ndersa ndihma mjekesore jane nisur nga Permeti dhe Saranda si dhe grupe shpetimi nga Janina. zedhenesi i Policise se Gjirokastres deklaroi se jane evakuuar banoret e pjeses se pashembur te pallatit dhe te zones perreth. Gentjan Mullai theksoi se 5 te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten, ndersa po kerkohet per gjetjen e personave nen rrenoja.

Nderkohe, Kryeministri Berisha, ministrja e Shendetesise, Godo, zv-ministri i Brendshem, Poni dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Prenci, ndodhen ne vendngjarje. Sipas deputetit te Gjirokastres, Genc Ruli, situata paraqitet e rende dhe bilanci paraprak flet per 3 persona nen rrenoja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›