Gjirokaster, nderpriten kerkimet, nje ne pranga

Policia e Gjirokastres ka prangosur nje prej drejtuesve te firmes qe po punonte per ndertimin e pallatit afer vendit te tragjedise ku u shemb nje pjese e nje pallati tjeter.
Sipas uniformave blu, firma qe kishte marre persiper ndertimin e pallatit quhet “Arti sh.p.k”, ndersa emri i drejtuesit te arrestuar nuk eshte bere i ditur. Arrestimi i tij eshte kryer ne Kakavije ku drejtuesi i firmes shkoi per t’u larguar nga vendi yne ne drejtim te Greqise.
Transparency International Albania ben apel per tragjedine e Gjirokastres, duke thene se masakra urbane perben nje bunkerizim te ri te vendit. “Shqiperia ndodhet ne kaos ndertimesh pa kriter. Bunkerizimi urban eshte nje fature qe na e ka falur politika”, thuhet ne deklaraten e TIA-s.
Nderkohe, sipas policise, kerkimet nen rrenoja jane nderprere per shkak te rrezikut te shembjes se pjeses tjeter te pallatit.