E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, gjendet i vdekur pas 5 ditësh 83-vjeçari

Një i moshuar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Gjirokastër.

83-vjeçari Sokrat Maçi nga fshati Hllomo i Gjirokastrës u gjend sot në një përrua teksa ishte duke mbledhur çaj.

Dyshohet se i moshuari ka rrëshkitur nga ndonjë lartësi dhe ka rënë në përrua ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Trupi i pajetë i 83-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të qytetit të Gjirokastrës ku do t`i bëhet edhe ekspertiza.

83-vjeçari Sokrat Maçi rezultonte i zhdukur prej 5 ditësh  derisa u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›