E Diel, 1 Nëntor 2026

Jo gjithmonë duhet të ndihmojmë ata që janë në nevojë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kinën.

Një vajzë 17 vjeçare u përdhunua dhe u vra pasi ndihmoi një grua shtatzënë që u shtir si e sëmurë që të joshte adoleshenten për të bërë seks me të shoqin e saj, që kërkonte një femër të virgjër.

Hu Yixuan ndihmoi gruan shtatzënë, që u hoq sikur po rrëzohej, duke e shoqëruar deri në banesë.

Aty e qerasën me kos, ku kishin hedhur pilula për gjumë.

Burri më pas tentoi ta përdhunonte, por ajo ishte akoma e ndërgjegjshme dhe nisi të luftonte me agresorin.

Gjatë përpjekjeve, çifti e mbyti adoleshenten. Trupin e futën në një valixhe dhe e varrosën në periferi.

Pamjet e disa kamerave të sigurisë kanë treguar momentin kur adoleshentja shoqëron gruan shtatzënë dhe më pas të shoqin e gruas shtatzënë duke nxjerrë trupin e vdekur me valixhe jashtë.

Fqinjët e çiftit pretendojnë se ata ishin ndarë pasi ai e kishte kapur gruan duke bërë seks me një mashkull tjetër.

Por ajo kishte tentuar që të rifitonte të shoqin duke i premtuar se do gjente një femër të virgjër për të bërë seks me të.

Çifti u arrestua pak ditë pasi kreu krimin./ep

1

2

3

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›