E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, grabiten dhe dhunohen në banesë të moshuarit

Dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre një cift të moshuarish. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Sofratikë të Gjirokastër. Sipas ciftit, personat kanë qënë me maska dhe të armatosur. 

GJIROKASTER- Një cift të moshuarish janë dhunuar e me pas grabitur, në banesën e tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Sofratikë të Gjirokastrës.
Dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën në të cilën ndodheshin vetëm,dy bashkeshortët e moshuar, Spiro dhe Krisavi Nasto.
Sipas pohimeve të tyre personat kanë qënë me maska dhe të armatosur. Mësohet se bashkëshortët kanë bërë rezistencë dhe janë keqtrajtuar nga keqbërësit. Pasi kanë goditur goditur rëndë Spiro Nasin, cifti i të moshuarve, ka treguar vendin ku mbanin lekët , nga ku personat e paidentifikuar ka marrë vetëm 50 euro dhe më pas janë larguar menjëherë nga banesa.
70 vjecari Spiro Nasto ka marrë plagë në fytyrë dhe në dorë duke tentuar ti rrëmbente thikën njërit prej grabitësve. Policia e Gjirokastrës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›