Gjirokastër, grabiti kazinonë me pistoletë lodër, arrestohet narkomani
GJIROKASTËR- Arrestohet autori i grabitjes së kazinosë, në qendër të qyteti të Gjirokastrës. Kumaraku u arrestua mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës, pas një operacioni të organizuar nga sektori i krimeve të rënda në bashkëpunim me blutë e Sarandës dhe Gjirokastrës.
36-vjecarit nga fshati Livadhja i Sarandës gjatë arrestimit iu sekuestrua telefoni dhe çantat e grabitur në kazino.
Grabitja e kazinosë, ndodhi pasditen e djeshme në qendër të qytetit të Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, kur një person ka arritur të marrë një shumë parash në arkën e kazinosë, duke kërcënuar me një pistoletë lodër një prej punonjëseve, e cila ndodhej vetëm.
36-vjeçari grabiti në arkë 240 mijë lekë të vjetra dhe më pas ka mbyllur në tualetin e kazinosë kamerieren.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Gjirokastër, në kërkim 33-vjeçari, grabiti një kazino me pistoletë lodër