E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet shpronesimi per bulevardin

Në një rend dite të ngjeshur ku u miratua dorëheqja e zëvendësministrave të qeverisë, u miratuan dhe një sërë vendimesh, ndër të cilat ai për shpronësimin e atyre që preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, faza e I-rë”, në Bashkinë e Tiranës. Bëhet fjalë për një sipërfaqe totale prej 38 mijë e 642 m² dhe 204 objekte në pronësi apo posedim privat. Pronarët e tokës do të përfitojnë rreth 912 milion e 622 mijë lekë. Ndërsa vlera e objekteve është rreth 844 milion e 854 mijë lekë. Fondi për kompensimin e pronarëve që do të shpronësohen do të përballohet nga Bashkia e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›