E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster hapet konsullata italiane


Disa qindra të ftuar kanë qenë pjesë e ceremonisë së celjes së Konsullatës italiane në Gjirokastër.

I pranishëm në ceremoninë e inagurimit ka qenë ambasadori italian në Tiranë Saba D'Elia, konsulli Italian në Vlorë Sergio Strozzi dhe eventi është përshëndetur prej orkestrës frymore të Konservatorit Tito Schipa në Lece.

Në fjalën e tij ambasadori italian ka cmuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes rajoneve të jugut të Shqipërisë dhe shumë rajoneve italiane, shkëmbimet në fushën kulturore, arkitekturë, realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën akademike, arkeologji, planin e riskut sizmik të qendrës historike, zhvillim urban.

Konsulli i Nderit të Italisë në Gjirokastër Teodor Bilushi, një shqiptar i lindur dhe rritur në Gjirokastër tha se ndihej i nderuar të përfaqësonte vlerat e përbashkëta dhe historikun e një vazhde të gjatë marrëdhëniesh mes Gjirokastrës dhe rajoneve italiane.

Befasia e mbrëmjes ka qenë orkestra frymore e Leces e drejtruar nga Giovani Pellegrini e cila nën moton: “Memorja historike është një pikënisje esenciale për të ndërtuar të ardhmen” ka sjellë për të pranishmit muzikë klasike nga kompozitorë te njohur. Konsullata italiane në Gjirokastër do të ofrojë shërbime tipike konsullore ndërsa do të mbështesë zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vende edhe në sektorë të tillë më pak të hasur si ekonomia dhe tregtia.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Topalli: Kundër dhunës në familje
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e ka cilësuar çështjen e sensibilizimit në luftën kundër dhunës së gruas si një çështje të së drejtës. Ajri në Tiranë, i ndotur
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ripërsëritur shqetësimin e saj se në Shqipëri, në qytetet kryesore e vecanërisht në Tiranë, nivelet e ndotjes së ajrit janë disa herë më shumë se normat e lejuara të Bashkimit Europian.
Reagim kundër vrasjes se qenve të rrugës
Organizata e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve në Shqipëri “Animal Rights in Albania”  ka denoncuar aksionin e ndërmarrë në fshehtësi nga Bashkia e Tiranës për të zhdukur qentë e rrugëve.
Ndalohen parkimet te Pazari i Ri
Prej dy javësh, policia bashkiake ka nisur aksionin për heqjen e makinave të parkuara në tregun e Pazarit të Ri si dhe rrugët që të cojnë në këtë treg, ndër më të mëdhenjtë në kryeqytet.
Llogara, problem prerja e pyjeve
Pas denoncimit të disa ditëve më parë përbërjen e pyjeve në zonën e Karaburunit, Top News denoncon prerjet e pyjeve ne nje tjeter zone, ne Parkun Kombetar te Llogorase.

Lajmet kryesore

Vetëvritet “Shenjtorja” Eleonorë
Vajza e saj e gjen të vdekur
AK: Thirrjet antishqiptare, provokim kombëtar
BERZH: Kriza dobësoi besimin te demokracia
Pakti mirëpritet në Bruksel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›