E Diel, 1 Nëntor 2026

AK Thirrjet antishqiptare provokim kombetar


Aleanca Kuq e Zi i cilëson provokim kombëtar thirrjet antishqiptare që u bënë të martën në stadiumin ‘Goce Dellcev’ në Prilep, ku kombëtarja shqiptare zhvilloi një takim miqësor me kombëtaren maqedonase.

"Nacionalizmi maqedonas është primitiv dhe i dhunshëm. Shqiptarët janë kombi më i qytetëruar në rajon", thuhet në reagim. Aleanca i bën thirrje qeverisë së Maqedonisë që të distancohet nga racizmi, ndërsa kërkon dënim të turmave histerike anti-shqiptare.

Ndeshja miqësore ndërmjet kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë është mbyllur pa gola.

Në këtë ndeshje nuk kanë munguar fyerjet raciste. Tifozët maqedonas të vetëquajtur “Majmunë’ që nga fillimi i ndeshjes kanë lëshuar shumë thirrje anti-shqiptare.

“Shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”,  “Dhoma gazi për shqiptarët”, ishin thirrjet raciste të tifozëve maqedonas.

Në stadiumin ‘Goce Dellcev’ në Prilep skuadrën Kuq e Zi e kanë përkrahur rreth 100 tifozë shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Qeveritë e teknokratëve në “Top Show”
Kriza financiare e vendeve fqinjë dhe rreziku i shtrirjes së saj që kanoset për të prekur Shqipërinë, ishte tema e emisionit “Top Show”, të gazetarit Alban Dudushi. Zbulohet padia ndaj Tahirit
Zbulohen detajet e aktpadisë që Shkëlzen dhe Argita Berisha, fëmijët e Kryeministrit Sali Berisha kanë depozituar në Gjykatën e Faktit, në Tiranë, ndaj deputetit socialist Saimir Tahiri. “AK”: Shteti shqiptar rrezikon falimentimin
Aleanca “Kuq e Zi” përshëndet raportin e Bankës Botëtore dhe jep alarmin e rrezikut të falimentimit të shtetit shqiptar për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik, rrezik i cili sipas “AK” rritet edhe më shumë për shkak të shifrave jo reale që paraqet qeveria nëpërmjet Institutit të Statistikave.
Pakti mirëpritet në Bruksel
Brukseli ka përshëndetur paktin mes mazhorancës dhe opozitës në Tiranë. Zëdhënësi i komisionerit Shefan Fyle, Peter Stano, tha për Top Channel tha se "ky është një zhvillim inkurajues të cilin ne e mirepresim". Garë për Avokatin e Popullit
Duke e patur fokusin tek fakti se Partia Socialiste do të kërkojë t'i kthejë legjitimitetin institucioneve të vendit, lideri i opozitës Rama bëri një propozim risi përsa i perket depolitizimit të tyre, të paktën në këtë faqe fillestare.

Lajmet kryesore

Vetëvritet “Shenjtorja” Eleonorë
Vajza e saj e gjen të vdekur
BERZH: Kriza dobësoi besimin te demokracia
Pakti mirëpritet në Bruksel
Gjirokastër, hapet konsullata italiane

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›