Gjirokastër, hyn në lum të lahetme shokë, mbytet 19 vjeçari
Të tjera rreth shkrimit FOTO/ I riu u mbyt në lumin Drino
GJIROKASTER - Një i ri është mbytur mesditën e së shtunës në lumin Drino në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 teksa ai lahej në lum me shokët e tij. Mësohet se viktima është Embrah Rama, 19 vjec dhe i përket komuniteit rom.
Një banor i zonës tregon momentet kur i riu është mbytur në ujërat e lumit.
“Ishin dy djem kushërinj të tij dhe po laheshin, njëri doli nga frika dhe tha se njëri prej tyre po mbytej”.
Policia e njoftuar nga banorët ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Aktualisht, trupi i pajetë i-19 vjeçarit ende nuk është nxjerrë nga ujërat e lumit Drino.
Për të nxjerrë trupin e mbytur të të riut janë njoftuar edhe polumbarët e Reneas. Ende nuk dihen shkaqet e mbytjes së tij, policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(ad.ti/shqiptarja.com)