E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, ndalohen 4 refugjatë sirianë. Hetime ndaj dy trafikantëve të klandestinëve

KAKAVIJE- Katër shtetas sirianë, që hynë ilegalisht në Shqipëri, u ndaluan, ndërsa dy shqiptarë u arrestuan për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit nga klandestinët, njoftoi sot policia e Gjirokastrës, në jug të vendit.

"Katër shtetasit sirian, të moshës 20-45 vjeç, janë ndaluar në afërsi të fshatit Kakavije, rreth 25 km larg Gjirokastrës, teksa udhëtonin me një furgon, ndërsa dy shtetas shqiptarë, Viktor S., 45 vjeç, lindur dhe banues në Patos (Fier) dhe Alvaro P., 25 vjeç, u ndaluan", thuhet në komunikatën e policisë.
"Gjatë hetimeve paraprake, rezulton se sirianet vinin nga Greqia dhe kishin destinacion final Italinë”, specifikon policia.

Të njëjtat burime saktësuan se katër refugjatët janë kthyer në Greqi, ndërsa ndaj dy shtetasve shqiptarë tashmë kanë nisur procedurat ligjore për paraburgimin e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›