E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster kapen 135 kg kanabis transportuesi braktis makinen

Policia e Gjirokastrës si rezultat i një operacioni sekuestroi rreth 135.3 kilogramë Mariuanë, ndërsa është shpallur në kërkim  transportuesi i lëndës narkotike nga fshati Lazarat. 
Drejtuesi i automjetit porsa ka parë që e ndiqte policia ka shtuar shpejtësinë dhe në Goranxi  ka devijuar rrugën nacionale duke u futur në një rrugë dytësore në drejtim të fshatit Bulo, por që nga shpejtësia e madhe ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë. 
Aty drejtuesi i automjetit  ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.  Në bagazh dhe në pjesën ku vendoset sedilja e pasme u gjetën 123 pako të mbështjella me letër natriban. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›