Vrasja me gure burg per 19 vjecarin
19 vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëfshatarit të tij në fshatin Çëravë të Pogradecit, do të gjykohet me masën e sigurisë arrest me burg. Gjykata e Pogradecit vendosi për Xhensil Lipon, i cili akuzohet se ka vrarë pak ditë më parë me mjete të forta 38 vjeçarin Erjon Ibi ,pas një konflikti për motive banale. Prokurori I çështjes ka sqaruar, se ka qenë babai I 19 vjeçarit ,ai që ka denoncuar në polici krimin e kryer nga I biri,ndërsa ky I fundit ,ka rrëfyer detajet e ngjarjes dhe ka pranuar autorësinë e vrasjes. Akuza ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për Xhensil Ibin ,ndërsa mbrojtja I ka kërkuar gjykatës një masë më të lehtë ,pasi sipas saj,19 vjeçari ka pranuar të bashkëpunojë me policinë dhe është dorëzuar vetë.