E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kapen 14 klandestinë pranë Ujit të Ftohtë

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot 14 klandestinë nga Eritrea dhe Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.

Sipas policisë, klandestinët u kapën pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë gjatë një operacioni të ndërmarrë nga sektori kundër trafiqeve në drejtorinë e policisë së qarkut Gjirokastër.

Sipas policisë së Gjirokastrës 14 klandestinët huaj do e përdornin Shqipërinë si vend tranzit për të udhëtuar në drejtim të Malit të Zi dhe më pas drejt vendeve të Europës.

Shpesh herë vendi ynë është shfytëzuar si vend tranzit për kalimin e shtetasve të huaj drejt vendeve Perëndimore.

Vetëm  disa ditë më parë policia e Elbasanit ndaloi 4 shtetas pakistanezë të cilët po udhëtonin me një kamion me traga malazeze ndërsa ndaloi edhe shoferin e kamionit i cili do ti merrte klandestinëve nga 500 euro secilit për ti çuar në Itali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›