E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja e përkohshme me toponimet, fluks në Kakavijë

Pas urdhërit  të Ministrisë së Jashtme greke, për të lejuar kalimin e të gjithë fëmijëve shqiptarë, pavarësisht problemit me toponimet në pasaportat e tyre, emigrantët shqiptarë ia drejtuar Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.

Kjo ka bërë që në doganën e Kakavijës të ketë fluks të emigrantëve të cilët kërkojnë të kalojnë kufirin shqiptar.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit 7500 shtetas kanë kaluar kufirin shqiptar. Sipas zëdhënësit të policisë së Gjirokastrës, puna po ecën me ritme të shpejta pasi pala shqiptare po punon me 8 sportele.

Numri i emigrantëve të rikthyer në Shqipëri gjatë kësaj vere ka qenë më i ulët se në vitet e tjera, për shkak të problemit të emërtimeve të vendlindjeve greke të fëmijëve shqiptarë.

Ngërçi mes vendit tonë edhe atij grek për problemin e toponimeve mori dje zgjidhje të përkohshme. Ministria e jashtme greke njoftoi se do të lejohen të kalojnë kufirin të gjithë fëmijët e emigratëve shqiptarë pavarësisht emërtimeve aktuale në pasaporta deri në datën 5 shtator.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›