Gjirokastër, ndalohen 47 klandestinë nga Afrika dhe Lindja e Mesme
GJIROKASTER - Vijon dyndja e klandestinëve nga vendet e Afrikës veriore dhe Lindja e Mesme drejt Shqipërisë. Vetëm ditën e djeshme nga policia e Gjirokastrës janë ndaluar 47 klandestinë, nga Sudani, Pakistani, Afganistani dhe Algjeri.
Ndalimi i tyre u bë në fshatin Radat në sajë të evidentimit me kamera termike. Kapja e tyre u bë në sajë të dy operacioneve nga sektori antitrafik. Hyrja e tyre në territorin shqiptar është bërë përmes kufirit të gjelbër me Greqinë dhe kishin si destinacion kalimin tranzit drejt vendeve perëndimore.
(er.nu/news24/BalkanWeb)