E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën, dy të plagosur në Peshkopi

PESHKOPI – Konfliktet për pronën vijojnë të mbeten ndër shkaqet kryesore të përplasjeve, që shpesh herë kanë përfunduar edhe me viktima. Paraditen e sotme në Peshkopi dy persona janë plagosur rëndë, pas një sherri në qendër të qytetit.

Burime nga policia konfirmojnë se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt i hershëm pronësie.

Momentalisht nuk ka të dhëna rreth identitetit të të lënduarve, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›