Gjirokaster, pritet kompensimi i te pastreheve

Keshilli bashkiak i Gjirokastres ka miratuar dosjen e kompensimit te familjeve qe u demtuan nga rrezimi i pallatit.
Kosto shkon ne rreth 80 milione leke ndersa pritet qe te miratohet edhe nje fond ne disa milione leke per familjet qe pesuan edhe humbje ne njerez nga kjo ngjarje. Prefekti i Gjirokastres, Spiro Ksera thote se shume shpejt pritet edhe vendimi ne qeveri.
"Ekspertet e Keshillit te Qarkut punuan dhe deleguan dosjen tek emergjenca civile. Per tri dite do te kemi dosjen perfundimtare", u shpreh Ksera.
Familjet e pastreha nderkohe jane duke banar ne hotele dhe marrin nje pagese prej 20 mije leke per qira. Si dhe nje pagese ushqimore prej 500 lekesh ne dite.