E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Pezullohet hetimi për Durrës-Kukës

Kryeprokurorja Ina Rama ka folur sot për herë të parë pas vendimit të gjykatës së Tiranës për pezullimin e hetimeve për rrugën Durrës-Kukës. E pyetur nga gazetarët, prokurorja e përgjithshme tha se sipas ligjit nuk po kryen më hetimet për këtë rrugë. Megjithatë kreu i akuzës tha se prokuroria ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit. Ina Rama foli me gazetarët pas ceremonisë së dhënies së paketës 800 mijë euro nga BE për mbështetjen e prokurorisë së përgjithshme për të ndërrmarrë inspektimin dhe vleresimet për punën e organit të akuzës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›