Gjirokaster rikthehet ne funksion Teatri i Kukullave

Teatri i Kukullave në Gjirokastër dekada më parë në kulmin e shkëlqimit
të tij identifikohej me një godinë në lagjen 'Palorto' të qytetit.
Godina u shkatërrua gjatë vitit 97 duke eleminuar edhe pasuri të parikthyeshme të këtij teatri, siç ishin mbi 100 kukulla të realizuara nga vetë profesionistët e teatrit dhe arkivin e më shumë se 30 viteve punë.
Menjëherë pas shkatërrimit teatri u shkri edhe si strukture, ndërsa godina iu kthye pronarëve të dikurshëm, sektit mysliman të qytetit. Bujar Sulejmani njëri prej aktorëve thotë se trupa dikur jepte më shumë se 300 shfaqje në vit ndërsa vinte në skenë 4 premiera.
Aktualisht një grup i vogël aktorësh të këtij teatri, nën regjinë e Dhimitër Lolit i kthyer nga emigracioni pas 20 vitesh me ëndrrën e ringritjes së Teatrit të njohur të Kukullave në Gjirokastër, vunë në skenë shfaqjen e parë pas gati 6 vitesh.
Fëmijët e ciklit parashkollor kanë qenë audienca eksperimentale e trupës së ringritur. Këta fëmijë nuk kishin parë kurrë më parë një shfaqje me kukulla.
Iniciatorët e rikthimit të teatrit nuk mndojnë se ky është një rikthim vetëm nostalgjik. Ata besojnë se edukimi përmes teatrit do të kthehet në një iniciativë që do ta mbështesë i gjithë komuniteti i prindërve.