E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vale ndryshimesh ne Policine e Shtetit

Valë e re ndryshimesh për Policinë e Shtetit pak kohë nga ndryshmet e fundit që ndodhën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas dy vrasjeve të ndodhura në kryeqytet në shkurt të këtij viti, kur gra, Eleni Basho dhe Megi Jakiçi, u vranë në të njëjtën ditë.

Si rezultat i ndryshimeve më të fundit, nëndrejtori i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Arjan Kurti është transferuar në Shkodër dhe postin e tij do ta zërë Gëzim Gjeci.

Ndërkohë, Gëzim Prebibaj, shef i Komisariatit të Rinasit, largohet dhe komandohet në krye të Komisariatit të Kavajës.

Nuk bëhen me dije shkaqet e këtyre ndryshimeve në radhët e strukturave të policisë, ndërsa transferimi i shefit të Komisariatit të Rinasit mendohet të ketë ardhur për shkak të hetimeve të SHKB, si rezultat i të cilave pa ditë më parë u transferuan dhe pushuan nga puna disa persona në Komisariatin e Rinasit, me akuzën e favorizimit të kalimit të jashtëligjshëm të disa kosovarëve nga Rinasi pa dokumentacionin përkatës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›