E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster sekuestrohen 147 kg marjuane


Policia e Gjirokastrës sekuestroi 147 kilogramë marijuanë, pas një operacioni të rrezikshëm pranë fshatit Lazarat, ngjarje në të cilën u ndalua një shtetas 17-vjeçar dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Pas informacioneve të marra që më përpara, forcat e rendit nisën operacionin “Vesa e Mëgjesit”, duke u vendosur në ndjekje të një automjeti FIAT pa targa, gjatë orëve të para të ditës së dielë.

Me dy të rinj në drejtim, makina u përpoq t’i shpëtonte ndjekjes duke përplasur automjetin e policisë. Megjithatë, drejtuesi i makinës, 17-vjeçari me inicialet M.H u arrit të ndalohej. Pasagjeri arriti të shpëtonte në këmbë, por identiteti i tij është zbuluar.

Muaji tetor ka shënuar një rritje të rasteve të shtetasve që ndalohen duke transportuar lëndë narkotike. Të enjten, policia e Tiranës vendosi nën pranga gjashtë persona për këto akuza, ndërsa më parë gjatë muajit, 300 kilogram kanabis u ndaluan në portin e Durrësit, 69 në një fshat të Sarandës dhe 13 kilogram në Kakavijë, gjatë transportit që po kryente një shtetas tjetër.

Besohet se edhe marijuana e ndaluar mëngjesin e sotëm kishte për destinacion kalimin në shtetin grek.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Tiranë, aksident nga shpejtësia e madhe
Një automjet me targa angleze, duke lëvizur me shpëjtësi jashtë normave të lejuara, për pak sa nuk i ka marrë jetën dy grave kalimtare. Kukës, përplasje me policinë
Banorët e fshatit Mamëz ne Kukës janë perleshur me forcat e ndërhyrjes së shpejtë të dërguara atje, pasi banorët bllokuan me forcë punimet e një firme private në zonë që po punon për hapjen e një miniere. Fier, makina shtyp fëmijën
Një fëmijë 11 vjec humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pasi një automjet hyri me shpejtësi në mesin e një grupi femijësh që po ecnin në rrugë. Masakra në Lezhë, arrestohet polici
Një tjetër person është arrestuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në gjykatën e Lezhës më 14 tetor. Zjarr në Elbasan, digjen ullishtet
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në qarkun e Elbasanit, ku flakët kanë përfshirë disa hektarë me ullishte në fshatin Kusarth.

Lajmet kryesore

Heqja e TVSH-së së ushqimeve
Berisha: Përfitojnë vetëm tregtarët
Rama-Blushi, kafe në diell
FMN: Te rritet taksa e sheshte dhe kontributet
Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›