E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje Marie Kraja moderne dhe plot surpriza

Tirane 30 Tetor 2011 NOA - Sallat e Akademise se Arteve prej ditesh kishin nisur filluar te gumezhinin nga provat e tenoreve baritoneve sopranove qe kane mberritur ne Tirane per te konkurruar ne edicionin e 12-te te festivalit nderkombetar operistik Marie Kraja. Ndersa mbremjen e se shtunes ishte jete gati per naten e pare te ketij festivali.

Sipari u cel pikerisht kete mbremje.

Dirigjenti i famshem italian Leonardo Quattrini drejton edhe ne kete edicion orkestren e Radio Televizionit Shqiptar e cila shoqeron live te gjithe konkurrentet qe do te interpretojne sigurisht live i ka meshuar te njejtit fakt.

shte per tu admiruar dhe vleresuar shume puna e organizatoreve dhe e Zana eles qe realizon ne Shqiperi nje festival te tille nderkombetar ne nje realitet te tille kur edhe ne Italine qe eshte djepi i muzikes lirike operistike nuk ka me askush vemendjen per te sjelle ne ekranet italiane te tilla kompeticione. Sepse ato tashme jane zaptuar nga spektaklet komerciale spektaklet per femije dhe te rinj. Askush nuk mendon se duhet zhvilluar nje eveniment i tille.

Quattrini ka vleresuar gjithashtu punen e madhe qe ka bere orkestra e cila duhet te shoqeroje plot 17 kengetare ne plot 34 arie qe do te kendohen ne te dy netet e ketij festivali.

Megjithe problemet qe producentja ka hasur ne parapergatitje duket se gjithcka ka shkuar ne vendin e vet. Duket vertet nje sipermarrje e madhe.

Jane rreth 34 arie te kenduara live nga veprat e mirenjohura boterore te afro 300 vjeteve. Profesor Robert Radoja drejtori muzikal i festivalit ka theksuar se keta kengetare te ardhur nga vende te ndryshme te botes ne naten e dyte te festivalit do te interpretojne ne skene edhe kenge te tyre tradicionale te cilat sigurisht do te jene ne konkurrim.

Sepse dihet tashme qe ne Marie Kraja nuk mungojne asnjehere performancat artistike qe e bejne edhe me interesant kete festival.

Bojken Lako regjisori i ketij edicioni sjell nje imazh krejt te ri festivalit operistik nderkombetar Marie Kraja.

Me modestine qe e karakterizon ai nuk pranon te beje shume komente duke e perkufizuar ne nje fjali gjithe idene e tij regjisoriale Po e sjellim Marie Krajen ne nje fryme me moderne.

Producentja Zana ela kishte menduar qe krahas konkurrimit te 17 artisteve nga e gjithe bota pergjate dy neteve te festivalit ti beje nje rekuiem tradites se muzikes operistike shqiptare.

Sic eshte kthyer tashme ne nje tradite do te nderohen edhe personalitete te muzikes shqiptare te cilet kane dhene nje kontribut te shquar ne operistiken shqiptare.

Sigurisht edhe kengetares emrin e te ciles mban ky festival qe ne kete edicion te 12-te perkon te zhvillohet ne 100-vjetorin e lindjes se saj.

Si cdo vit edhe ne kete edicion eshte nje juri prestigjioze qe do te gjykoje se kush prej 17 konkurrenteve do te dale ne finale dhe me tej cilet prej tyre do te meritojne cmimet e treta te dyta dhe cmimin e madh Marie Kraja.

Me heret te premten ne nje konference per shtyp producentja e ketij evenimenti Zana ela regjisori - Bojken Lako drejtori muzikal - Robert Radoja dhe dirigjenti italian - Leonardo Quattrini dhane para gazetareve detajet e organizimit te ketij edicioni te radhes qe pritet te sjelle jo vetem nje gare te forte por edhe shume elemente te bukur spektakolare.

Producentja Zana ela ka folur ne kete konference per nje cmim te ri qe do te jepet nga sopranoja Inva Mula ne emer te fondacionit qe ajo drejton Hi Classic. E pranishme ne kete edicion si presidente e kesaj jurie Inva Mula rezervon surpriza te medha.

Vjen enkas per Marie Krajen nderkohe qe ka qene edhe ne edicione te tjera si kryetare jurie pasi ka perfunduar shfaqjen e saj te fundit Faust-in ne Operen Nacionale te Parisit.

Kryetar i jurise edhe kete vit do te jete serish Luca Targeti drejtori i Akademise se La Scala-s. Ndersa anetare te jurise do te jene emra te njohur te botes operistike. Cecilia Gasdia eshte njera prej tyre qe vjen ne Tirane me nje fame mbarekombetare. Fama e saj nisi ne moshen 20-vjecare kur fitoi Konkursin e Zerave te Rinj per Liriken Maria Callas me 1980-en.

Ne juri do te jene gjithashtu dhe Nancy Rhodes nje nga regjisoret me te njohura te operave dhe mjuzikell ne Amerike. shte themeluese dhe drejtuese e Teatrit te ri te Operes se Nju Jorkut Giovana Lomazi Zv.presidente e Shoqates Lirike dhe Koncertore Italiane ASLICO me qender ne Milano organizuese e Festivalit evropian per kengetare te rinj lirike qe zhvillohet ne bashkepunim me La Scala Curro Carreres i cili qe nga viti 2008 eshte Drejtor Artistik i Festivalit te Murcias Danuza Luknisova nje nder kengetaret me te njohura ne Sllovaki soliste e Teatrit te Operes te Sllovakise per 20 vjet me radhe si dhe Burhan Spahiu nje nga pedagoget me te suksesshem te shkolles sone te kantos. Njekohesisht nje nga baritonet qe ka realizuar me dhjetera kryerole ne Teatrin tone te Operes.

z.h/a.k/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›