Gjirokastër, sekuestrohet 200 kg marijuanë, në kërkim poseduesi
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 200 kilogramë marijuanë gjatë orëve të para të mëngjesin të sotëm, në aksin rrugor Kordhocë-Gjirokastër.
Burime policore bëjnë ditur se personi që transportonte sasinë e madhe të drogës em një makinë pa targa, sapo ka kuptuar se po ndiqej nga policia, ka arritur të arratiset duke u shpëtuar prangave.
Sipas policisë, është bërë i mundur identifikimi i poseduesit të kësaj lënde narkotike, i cili është një 24-vjeçar nga Lazarati. I riu është shpallur në kërkim, por për arsye hetimore identiteti i tij nuk bëhet me dije.
Mësohet se droga ishte e ndarë në 200 pako me nga 1 kilogramë marijuanë secila dhe kishte si destinacion përfundimtar Italinë.
22 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Gjirokastër, sekuestrohet 200 kg marijuanë, në kërkim poseduesi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip