Adoleshentët jo popullorë, më tepër të prirur për tu bërë duhanpirës
Shpesh filmat apo televizioni ka shfaqur se janë nxenësit më popullorë të shkollave të mesme ata që konsumojnë duhan, por ja që nuk është plotësisht kështu.
Një studim suedez ka arritur në përfundimin se sa më pak popullor dhe jo në qendër të vëmendjes një adoleshent është aq më tepër rrezik ka ai që të fillojë të pijë duhan.
Fillimisht pirja e duhanit ndodh për tu rënë në sy atyre që kanë tashmë popullaritet në gjimnaz, por që vonë pirja e duhanit kthehet në një ves nga i cili nuk heq dot dorë.
Studiuesit nga Universiteti i Stockholmit kanë marrë në studim rreth 15.000 persona dhe i kanë studiuar nga lindja deri në moshën e mesme. Ata izoluan rreth 2,329 persona të cilët ishin pyetur rreth moshës 13 vjeç për statusin që ata kishin në shkollë.
Më pas këta persona ishin pyetur edhe në moshën 32-vjeçare për zakonet e tyre të duhanit dhe nga përfundimet rezultoi se kishte një lidhje mes popullaritetit të ulët dhe pirjes së duhanit. Pra popullariteti jo shumë i madh i detyron nxenesit që të zgjedhin këtë menyrë aspak të shëndetshme.
Ndaj studiuesit sugjerojnë programe antiduhan për nxënësit e shkollave të mesme dhe sigurisht programe me anë të të cilave të rritej integrimi i këtyre personave në shoqëri.
Ornela Bubeqi/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: