Gjirokastër, sekuestrohet 50 kg mariuhanë, arrestohen dy persona

Një operacion i koduar "Rrëshqitja" i ndërmarrë nga forcat e policisë të antikrimit të qarkut të Gjirokastrës ka prangosur dy persona dhe ka sekuestruar 50 kg mariuhanë. Sipas informacioneve janë arrestuar shtetasit Izet Boçka dhe Fatmir Jashari të cilët u kapën duke transportuar sasinë e drogës në dy çanta. Mësohet se sasia e drogës ishte marrë nga Lazarati dhe kishte destinacion Greqinë. Policia gjithashtu ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një kallashnikov dhe një pistoletë të cilat u gjendën në momentin e arrestimit.