E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, grabitet një agjensi udhëtimesh

Një agjensi e fluturimeve dhe e transfertave të parave është grabitur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve të marra dy persona të armatosur kanë hyrë në agjensi dhe duke kërcënuar punonjësit kanë kryer grabitjen. Dy grabitësit pasi kanë mundur të marrin 4100 euro dhe 2300 dollarë janë larguar nga vendngjarja. Policia po bën të mundur identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›