E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, sekuestrohet 60 kg marijuanë

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 60 kg marijuanë të presuar dhe është vënë në ndjekje të dy të rinjve që po transportonin drogën.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm kur uniformat blu të qytetit të gurtë kanë arritur të bien në gjurmët e dy personave që transportonin drogën.

Këta të fundit pasi kanë mësuar se po ndiqeshin nga policia, e kanë lënë drogën në vend dhe janë larguar me shpejtësi. Policia ka zbardhur emrat dhe tashmë është vënë në kërkim të dy të rinjve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›