Gjirokaster shperthim tritoli ne Qafen e Pazarit demtohen lokalet

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka zgjuar banoret e qytetit te Gjirokastrës. Për pasoje një lokal është shkatërruar dhe janë dëmtuar edhe njësi te tjera tregtare.
Shpërthimi i 300 gr tritoli ka shkaktuar rrënimin e nje lokali dhe dëmtimin e 6 njësive te tjera shërbimi. Ngjara ka ndodhur ne pronën e Shefki Karagjozit 10 metra larg Qafës së Pazarit ne qytetin e Gjirokastrës.
Ekspertë e policisë thonë vendosja e tritolit ne portën e lokalit te Karagjozit është produkt i një konflikti personal mes të zotit të lokalit Shefki Karagjozi dhe dy personave të tjerë të cilët dyshohen per kete ngjarje.
Pronari i ndërtesës ku gjendet lokali flet për një tentative te mëparshme…me zjarr
Policia e Gjirokastrës ka bere shoqërimin e katër personave të cilët po i nënshtrohen pyetjeve mbi rrethanat e shpërthimit.