E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster tregu i shumices burim infeksioni

Tregu i shumices te fruta-perime dhe produkte ushqimore ne Gjirokaster rrezikon te kthehet ne nje burim infeksioni e semundjesh pasi nuk ka asnje kusht apo standart per te tregetuar produktet ushqimore.E ashtequajtura godine e tregut eshte teresisht e hapur jashte cdo kushti higjeno sanitar.Bashkia e qytetit mbledh rregullisht taksat nga tregetaret por nuk ka bere asnje investim ne kete zone as ne vendet e tregetimit as ne shtrimin dhe kanalizimin e vendit per te evituar ujrat dhe balten.

Edhe pse ne keto kushte qyetaret jane te detyruar ta frekuentojne kete treg pasi eshte i vetmi ne zone dhe ofron produkte bujqesore bio pavaresisht kushteve ne te cilat tregetohen ato.Periudha e dimrit eshte problematike per shkak te lageshtires ndersa periudha e veres stimulon semundjet qe mund te burojne nga ky vend.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›